Serie A zyrtarizon dy datat për merkaton, ja ndryshimi nga viti i kaluar!

Serie A zyrtarizon dy datat për merkaton, ja ndryshimi nga viti i kaluar!

21:54, 16/05/2019

Federata e Futbollit të Italisë ka publikuar datat zyrtare për hapjen e dritares së transferimeve të futbollistëve.

FIGC ka gëzuar klubet, pasi merkatoja e verës do të jetë më e gjatë se vitin e kaluar ku do të hapet zyrtarisht më 1 korrik dhe do të përfundojë më 2 shtator.

Ndërkohë merkatoja e dimrit të vitit 2020 do të hapet më 2 janar dhe do të zgjasë deri më 31 janar.

 “Presidenti i federatës ka njoftuar se dy sezonet e merkatos së ardhshme do të zhvillohen duke nisur nga data 1 korrik deri më 2 shtator, ndërsa merkatoja e dimrit nga 2 deri deri më 31 janar”, thuhet në njoftimin e FIGC.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco