Portieri i ri i Portos, zëvendësuesi i Casillas vjen sërish nga Reali i Madridit

Portieri i ri i Portos, zëvendësuesi i Casillas vjen sërish nga Reali i Madridit

19:12, 16/05/2019

Pas lamtumirës së detyruar të Iker Casillasit, për shkak të një infarkti në zemër, skuadra portugeze e Portos po kërkon zëvendësuesin e tij që sërish pritet të vijë nga Reali i Madridit.

Navas ka hyrë në negociata për të nënshkruar me Porton ndërsa Florentino Perez jep ‘OK’ që gardiani nga Kosta Rika të largohet  gjatë merkatos së verës.

Në ditët në vijim pritet të hidhet më shumë dritë mbi këtë operacion, por mediat portugeze japin konfirmime se marrëveshja ka avancuar në masën 80% dhe pritet të diskutohen vetëm pak detaje.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco