Barcelona merr vendimin për Valverden, ja çfarë thotë presidenti Bartomeu

Barcelona merr vendimin për Valverden, ja çfarë thotë presidenti Bartomeu

17:25, 16/05/2019

Pas eliminimit shokues në Champions League, presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka rikonfirmuar trajnerin Ernesto Valverde të paktën edhe për sezonin e ardhshëm.

Presidenti i i klubit të Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka sqaruar se cila do të jetë e ardhmja e trajnerit.

“Është trajneri që ne duam, ai ka një kontratë dhe ne jemi të kënaqur me të. Ky është një projekt  afatgjatë  dhe planifikimi i merkatos për sezonin e ardhshëm ka kohë që ka nisur duke siguruar disa lojtarë. Do të flasim sërish pas finales së “Kupës së Mbretit”, ishin fjalët e presidentit para mediave spanjolle.

Kujtojmë që Barcelona u eliminua nga gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve, pas humbjes 4-0 në “Anfield Road” përballë Liverpoolit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco