Dinamo e Bukureshtit kërkon të rrëmbejë ‘yllin’ e Skënderbeut

Dinamo e Bukureshtit kërkon të rrëmbejë ‘yllin’ e Skënderbeut

16:54, 16/05/2019

Skënderbeu ka zhvilluar një sezon të dështuar ndërsa e gjithë vëmendja është tek vendimi përfundimtar i Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv.

Humbja ndaj Teutës largoi korçaret nga vendi i tretë duke i lënë jashtë Kupave të Europës, ndërsa merkatoja bëhet akoma edhe më e zhurmshme.

Lojtari më i spikatur në këtë sezon pa dyshim që është Dejvi Bregu i cili në fund të sezonit pritet të mbyllë aventurën në Korçë.

Në drejtim të “yllit” vlonjat kanë vërshuar ofertat e para dhe mes tyre është edhe një nga Rumania. Drejtuesit e Dinamos së Bukureshtit kanë filluar të interesohen për shërbimet e 23-vjeçarit.

Në një nga ndeshjet e fundit, drejtuesit e klubit rumun kishin dërguar edhe vëzhgues për të ndjekur nga afër lojtarin.

Deri në këto momente nuk ka ndonjë ofertë zyrtare në drejtim të Skënderbeut por interesimi për Bregun vijon të jetë i lartë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco