Zbulohen detajet e takimit, ja çfarë i propozoi presidenti i Juventusit Allegrit

Zbulohen detajet e takimit, ja çfarë i propozoi presidenti i Juventusit Allegrit

16:41, 16/05/2019

Trajneri i Juventusit, Max Allegri i është ofruar një zgjatje të kontratës deri në vitin 2021 me një përmirësim të lehtë të rrogës.

Sipas burimeve të “La Stampa”, takimi i shumëpritur midis Allegrit dhe presidentit, Andrea Agnelli u zhvillua të mërkurën në mbrëmje.

Gazeta shpjegon se Agnelli vuri ‘në tryezë’ ofertën e një rinovimi për trajnerin, duke e lidhur atë me klubin bardhezi edhe për një sezon shtesë.

Por Juventusi pritet të pësojë ndryshime të mëdha ku nuk përjashtohet largimi i Paulo Dybalas, Joao Cancelos dhe Miralem Pjanicit.

Kujtojmë që rroga aktuale e Agnellit është 7.5 milionë eurove, të cilën e merr pa tatim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco