‘Ylli’ i Barçës mungon në finale, mbyll sezonit pas dëmtimit në gju

‘Ylli’ i Barçës mungon në finale, mbyll sezonit pas dëmtimit në gju

16:32, 16/05/2019

Marc-Andre ter Stegen do të mungoj në dy ndeshjet e fundit të Barcelonës këtë sezon.

Portieri gjerman ka pësuar një dëmtim në gju, ndërsa lajmi është konfirmuar nga vetë skuadra katalanasve përmes faqes zyrtare në Twitter.

“Ter Stegen ka disa dhimbje në gju të këmbës së djathtë. Lojtari është duke marrë trajtimin e duhur pasi nuk është i disponueshëm dhe rikthimi i tij do të varet nga mënyra se si zhvillohen gjërat.”, ka shkruar Barcelona.

Katalonasit do të ndeshen me Eibarin në javën e fundit të La Ligas, ndërsa me 25 maj luan finalen e Kupës së Spanjës.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco