Mandzukic nuk i duhet më Juventusit, merr oferta nga Kina

Mandzukic nuk i duhet më Juventusit, merr oferta nga Kina

15:30, 16/05/2019

Mario Mandzukic nuk është më një lojtari i paprekshëm për Juventusin.

Kroati mund të jetë një ndër lojtarët e sakrifikuar gjatë merkatos së verës.

“Tuttosport” raporton se klubi bardhezi do të kërkojë të bëjë një rinovim të skuadrës me emra të rinj dhe moshë relativisht më të vogël.

Nuk është më mister se për kroatin ka oferta të majme nga Kina. Lojtari do të fitonte jo pak në një moshë që shumë lojtarë vështirësohen të lidhin një kontratë të mirë.

Edhe nëse në Torino do të qëndrojë Allegri, Mandzukic do të largohet, pasi tekniku italian nuk beson se kroati mund të ketë një sezon të suksesshëm në majën e sulmit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco