FOTO/ Arrihet marrëveshja, Interi rinovon kontratën me këtë lojtar

FOTO/ Arrihet marrëveshja, Interi rinovon kontratën me këtë lojtar

15:06, 16/05/2019

Interi i ka dhënë fund dilemave në lidhje me të ardhmen e mbrojtësit Milan Skriniar, i cili me paraqitjet e tij ka rënë në radarët e shumë skuadrave.

Klubi zikaltër dhe mbrojtësi sllovak kanë arritur të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe kanë rinovuar deri në verën e vitit 2023.

Lajmi u bë i ditur nga vetë klubi zikaltër që nëpërmjet një komunikate për shtyp ka njoftuar se është arritur marrëveshja për këtë rinovim.

Image

Skriniar është kthyer në një idhull për tifozët e Interit duke qenë se shpesh herë me paraqitjet dhe deklaratat e tij ka bërë që të hyjë në zemrat e tifozëve.

Sezonin e parë, Skriniar ka luajtur të gjitha ndeshjet me fanellën e Interit duke qenë një nga më të dalluarit dhe shpeshherë në formacionin e javës, ndërkohë që edhe këtë sezon ka marrë vlerësimet më të larta nga faqet e ndryshme të statistikave. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco