Revolucion te Reali, do largohen 14 lojtarët. Emrat

Revolucion te Reali, do largohen 14 lojtarët. Emrat

13:54, 16/05/2019

Përpara se të bëhen afrimet, duhen bërë largimet. Ky është rregulli kryesor në çdo skuadër futbolli.

Te Reali i Madridit kanë një problem, sepse futbollistët që duhen larguar janë 14 dhe drejtuesit kanë punë për t’u gjetur destinacionin.

Bëhet fjalë për portierin Kejlor Navas, mbrojtësit Regilon, Vallejo dhe Teo Hernandez, mesfushorët Seballos, James Rodrigez, Odegard, Llorente, Kovacic dhe Oscar.

Në sulm do të largohen Bale, Malloral dhe Raul De Tomas.

Nuk përfundon këtu, sepse lojtarë të tjerë si Mariano, Lucas Vasques, Isco dhe Brahim Diaz nuk e kanë të sigurt qëndrimin e tyre në kryeqytetin spanjoll vitin e ardhshëm. Edhe ata mund të largohen.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco