Para largimit, Gareth Bale ka dëshirën e fundit te Real Madridi

Para largimit, Gareth Bale ka dëshirën e fundit te Real Madridi

13:25, 16/05/2019

Gareth Bale tashmë është dorëzuar. Ka pranuar të largohet nga Reali i Madridit, por ka një kusht për klubin ku luan që nga viti 2013.

Ai dëshiron të jetë në fushë në takimin me Betis Sevillan, në “Santiago Bernabeu”, të dielën në mesditë, për t’u përshëndetur me tifozët e “Los Blancos”.

Uellsiani synon të marrë duartrokitjet e fansave të Realit për gjithçka ka dhënë dhe fituar në kryeqytetin spanjoll, ashtu siç ndodhi edhe më 3 shtator të 2013-ës, kur u mirëprit nga 30 mijë tifozë në ditën e prezantimit.

Pavarësisht kritikave për formën e dobët në momente të caktuara, sidomos gjatë sezonit që po mbyllet, nuk mund të mohohet kontributi i Bale gjatë qëndrimit të tij 6-vjeçar në Madrid.

Erdhi në Spanjë vetëm me 1 Kupë Lige të fituar me Tottenhamin e po largohet nga klubi më i njohur në Botë me plot 13 trofe të tjerë me peshë të rëndë, ku përfshihen 4 Champions League, 1 titull të La Ligës, 1 Kupë të Mbretit, 1 Superkupë të Spanjës, 3 Superkupa të Europës dhe 3 Botërorë Klubesh.

Tashmë mbetet për t’u parë se ku do të jetë e ardhmja e Gareth Bale.

Mundësia më e madhe është të kthehet në Premier League, tek Tottenhami ose Manchester United ose t’i bashkohet PSG-së në Francë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco