Beckham rrëfen historinë: Si më detyroi Ferguson të prisja flokët në ‘Wembley’

Beckham rrëfen historinë: Si më detyroi Ferguson të prisja flokët në ‘Wembley’

13:06, 16/05/2019

David Beckham gjithnjë është njohur për modelet e tij të flokëve, të cilat binin në sy po aq sa edhe talenti i tij në fushën e blertë.

Ish-futbollisti ka qenë gjithnjë i lidhur me modën dhe është njohur si një ikonë e saj në botën e sportit.

Mirëpo, duke pasur një trajner si Sir Alex Ferguson te Manchester United, modelet e flokëve ekstravagante nuk ishin të mirëpritura nga skocezi.

Në një rrëfim të tij, ish-mesfushori tregon se në vitin 2000 kishte pasur një model flokësh, i cili ishte në modë, por këtë nuk ia kishte zbuluar trajnerit Ferguson, teksa në stërvitje kishte mbajtur kapele për ta fshehur modelin.

Mirëpo, para se të zbriste në fushë ndaj Chelseat për një ndeshje të “Charity Shield”, ishte detyruar të tregonte modelin, i cili nuk u pranua nga Ferguson.

“Hyra në dhomat e zhveshjes dhe isha shumë i frikësuar, pasi ai nuk i kishte parë flokët. Gjatë stërvitjeve mbaja një kapele, gjithnjë me kapele, por ishte koha e ndeshjes dhe ndërsa po bëhesha gati e hoqa kapelën.

Por sa më pa më tha ik edhe priti flokët. Qesha, por më tha se e kishte seriozisht. Duhej t’i bindesha dhe gjeta një palë gërshërë dhe i preva flokët në ‘Wembley’.

Tani gjërat kanë ndryshuar, më përpara nuk na linin të vishnim as një palë atlete të kuqe”, tha Beckham.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco