Dhoma e Investigimit të Organit të Kontrollit Financiar të Klubeve në UEFA ka referuar për gjykim çështjen e Manchester Cityt në lidhje me shkeljen e rregullave të Fair Play-t Financiar.
Lajmi Ă«shtĂ« dhĂ«nĂ« nga vetĂ« organi mĂ« i lartĂ« i futbollit europian nĂ«pĂ«rmjet njĂ« komunikate ku argumentohet edhe vendimi âpĂ«r shkelje tĂ« mundshme tĂ« rregullave tĂ« Fair Play-t Financiar, qĂ« janĂ« bĂ«rĂ« publike nĂ« medie tĂ« ndryshmeâ.
Bëhet fjalë për sponsorizime fiktive, që në realitet kanë injektuar para nga aksionari kontrollues.
NĂ« njoftim shkruhet se âUEFA nuk do tĂ« bĂ«jĂ« komente tĂ« tjera pĂ«r çështjen nĂ« fjalĂ«, derisa tĂ« merret njĂ« vendim nga Dhoma GjyqĂ«sore e Organit tĂ« Kontrollit Financiar tĂ« Klubeve.
Ditët e fundit është raportuar se ka qenë vetë UEFA që ka kërkuar përjashtimin e Manchester Cityt nga Kupat e Europës, si sanksion për shkeljet e Fair Play-t Financiar.
Gjithçka lidhet me dokumentet e zbuluara nga Fooball Leaks.
Në shënjestër janë sponsorizimet, që, në fakt, kanë injektuar si kapital nga aksionari kontrollues.
149.5 milionë paundë janë garantuar nga Abu Dhabi deri në vitin 2012 dhe 57 milionë të tjera në vitin 2013.
Në një reagim për këtë çështje, klubi i Manchester Cityt shkruan se është shumë i zhgënjyer, por jo i çuditur nga ky njoftim, dhe shpreh bindjen e një zhvillimi pozitiv, kur të gjykohet nga një trupë e pavarur.
City i konsideron akuzat të rreme, duke shtuar se vendimi për gjykim përmban interpretime të gabuara dhe armiqësore ndaj klubit anglez.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: