FOTO/ Dalin në shitje biletat për sfidën Islandë-Shqipëri, ja sa kushtojnë

FOTO/ Dalin në shitje biletat për sfidën Islandë-Shqipëri, ja sa kushtojnë

11:42, 16/05/2019

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar të gjithë të interesuarit së kanë dalë në shitje biletat e ndeshjes eliminatore të Euro 2020, Islandë-Shqipëri, përballje e cila do të zhvillohet në datën 8 qershor 2019, në orën 15:00 (ora 13:00 në Islandë).

Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Laugardalsvöllur” të kryeqytetit të Islandës, Reykjavik.

Sipas këtij njoftimi, biletat për përballjen e kuqezinjve do të mund të blihen online në websitin e FSHF-së.

Tifozët do të gjejnë në shitje 2 kategori biletash, si më poshtë:

Biletat në sektorin J dhe K kushtojnë 5.330 lekë.

Biletat në sektorin B kushtojnë 7.280 lekë.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco