Lazio fitoi Kupën e Italisë, Igli Tare tregon se kujt ia dedikon trofeun

Lazio fitoi Kupën e Italisë, Igli Tare tregon se kujt ia dedikon trofeun

11:22, 16/05/2019

Lazio arriti mbrëmjen e djeshme të triumfonte në finalen e Kupës së Italisë, ku mposhti Atalantën në “Olimpico” me rezultatin e pastër 2-0.

Pjesë e suksesit të bardhekaltërve është edhe drejtori shqiptar, Igli Tare.

Ish-futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë pas ndeshjes dhe trofeut të fituar është shprehur se ia dedikon suksesin të gjithë tifozëve lacialë, ndërsa nuk ka lënë pa komentuar edhe zërat që e shohin trajnerin Simone Inzaghi larg ekipit.

“Ka qenë një vit i vështirë, me shumë ulje dhe ngritje. Kemi humbur betejën për Champions, por ky është një trofe që do të mbetet në histori. Ia dedikoj këtë trofe të gjithë tifozëve lacialë. Përsa i përket Inzaghit, nuk ka diskutime. Ai do të qëndrojë te Lazio”, deklaroi Tare.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco