‘Grizmannin nuk e duan tifozët, nuk është blerja e duhur për Barcelonën’

‘Grizmannin nuk e duan tifozët, nuk është blerja e duhur për Barcelonën’

11:02, 16/05/2019

Antoine Griezmann nuk do të jetë më pjesë e Atletico Madridit për sezonin e ardhshëm dhe këtë e ka konfirmuar vetë klubi madrilen nëpërmjet një komunikate për shtyp, duke mos bërë të ditur destinacionin e ardhshëm të futbollistit francez.

Mediat spanjolle janë të bindura se Griezmann do të luajë me Barcelonën dhe kalimi i tij do të bëhet gjatë verës.

Megjithatë, ish-presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka këshilluar klubin blaugrana që të mendohet edhe njëherë para se të blejë Griezmannin, pasi sipas tij nuk vlen aq sa i është vënë çmimi.

Laporta është i bindur se as tifozët nuk e duan Griezmannin dhe se me aq para mund të blihen të rinj, të cilët mund të bëjnë më shumë punë.

“Mendoj se shumë tifozë nuk e duan Griezmannin dhe çmimi për të është i ekzagjeruar, pasi këtu ka disa të rinj të cilët janë më premtues dhe mund të bëjnë të njëjtën gjë që bën francezi, por me çmim më të ulët. Sigurisht që nëse arrin, unë do ta mbështes siç mbështes të gjithë futbollistët e tjerë të Barcelonës, por nuk mendoj se është një blerje e dobishme”, tha Laporta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco