Arsenali po mendon të shesë futbollistin shqiptar, e do Interi

Arsenali po mendon të shesë futbollistin shqiptar, e do Interi

10:47, 16/05/2019

Trajneri Unai Emery po mendon ta shesë mesfushorin kosovar, i cili mund ta vazhdojë karrierën në Itali, ku e kërkon Interi

Arsenali është përpara ndeshjes kryesore të sezonit, atë të finales së Europa Leagues, të cilën do ta zhvillojë me Chelsean.

Një fitore e mundshme do t’i dërgojë “Topçinjtë” në Champions League.

Por, ndërkohë klubi londinez po mendon edhe për merkaton e verës.

Disa prej futbollistëve mund të largohen nga “Emirates Stadium” në fund të sezonit.

Sipas tabloidit britanik “Daily Mail”, njëri prej futbollistëve që do të largohen në verë është edhe Granit Xhaka.

Gjithnjë sipas këtij tabloidi, trajneri Emery është i gatshëm t’i dëgjojë ofertat për mesfushorin kosovar.

Për lojtarin me origjinë shqiptare që luan me Zvicrën interesim ka shfaqur Interi.

Megjithatë, fjalën e fundit për ish-futbollistin e Baselit e Borussia Monchengladbachut do ta thotë trajneri i ri i zikaltërve, i cili mund të jetë Antonio Conte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco