Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Chelsea vendos së çfarë do të bëjë me Gonzalo Higuain

Chelsea vendos së çfarë do të bëjë me Gonzalo Higuain

10:28, 16/05/2019

Chelsea nuk ka ndërmend ta mbajë në klub sulmuesin Gonzalo Higuain.

“Tuttomercatoweb” pohon se klubi anglez është zhgënjyer nga paraqitjet e dobëta të sulmuesit argjentinas që prej transferimit të tij në Londër në janar.

“Blutë” e kishin mundësinë në marrëveshje për ta blerë apo për t’ia zgjatur huazimin Higuainit edhe për një sezon tjetër, por momentalisht e kanë të ndaluar nga FIFA të bëjnë transferime.

Gjithashtu ai nuk ka bindur, duke shënuar vetëm katër gola në 14 ndeshje.

Uebsajti italian pohon se kjo do t’i paraqesë problem Juventusit, i cili në verë duhet të mendojë përsëri për pagën e tij të lartë, 9.5 milionë euro në sezon.

Megjithatë, zgjidhja mund të jetë me Interin, sepse Juventusi mund ta përdorë argjentinasin në një marrëveshje të mundshme për transferimin e Mauro Icardit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco