Ja çfarë thotë Strakosha pasi fitoi Kupën e Italisë me Lazion

Ja çfarë thotë Strakosha pasi fitoi Kupën e Italisë me Lazion

09:45, 16/05/2019

Thomas Strakosha ka triumfuar në mbrëmjen e djeshme në  finalen e Kupës së Italisë ndaj Atalantës.

Portieri i Kombëtares nuk pati shumë punë ndaj bergamaskëve, teksa në një rast e shpëtoi shtylla, ndërsa në një moment tjetër në fillimin e pjesës së dytë ia doli të kontrollonte pa problem një goditje në kuadrat.

Në një intervistë pas ndeshjes, Strakosha deklaroi se të fitosh gjithnjë ndikon për mirë.

“Fitorja të bën mirë. Jemi të lumtur, do ta festojmë trofeun. Tashmë kemi edhe një karikim më shumë për fundin e sezonit”, tha portieri shqiptar.

Në këtë formë, Thomas Strakosha ia doli të fitonte dhe një duel personal ndaj dy shqiptarëve të Atalantës, Berat Gjimshiti dhe Etrit Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco