VIDEO/ Mihajlovic bën skandal para finales së Kupës së Italisë, ndalohet nga policia

VIDEO/ Mihajlovic bën skandal para finales së Kupës së Italisë, ndalohet nga policia

08:42, 16/05/2019

Trajneri serb i Bolognës, Sinisa Mihajlovic, ka tentuar ta sulmojë një tifoz, i cili e kishte ofenduar, por u ndalua nga policia italiane që reagoi shpejt.

Trajneri serb ishte pranë stadiumit “Olimpico” në Romë, ku po shkonte për të parë ndeshjen finale të Kupës së Italisë mes ish-klubit të tij, Lazios dhe Atalantës.

Mihajlovic po ecte drejt stadiumit kur një tifoz bëri komente raciste ndaj tij, duke e nxitur serbin të reagojë ashpër.

Ai vrapoi drejt tifozit për tu kapur me të, por u ndal fizikisht nga policia italiane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco