Jahmir Hyka i pafat në finalen e Kupës së Izraelit, penalltitë dënojnë ekipin e shqiptarit

Jahmir Hyka i pafat në finalen e Kupës së Izraelit, penalltitë dënojnë ekipin e shqiptarit

08:28, 16/05/2019

Jahmir Hyka nuk ia doli që të fitojë trofeun e parë në Izrael, vetëm pak muaj pasi u transferua tek ekipi i Maccabi Netanya.

Në finalen e Kupës, ekipi i shqiptarit barazoi 1-1 në kohën e rregullt, dhe u mund vetëm në goditjet e penalltive.

Ndeshja nisi me avantazhin e Netanja që në minutën e 4-t, dhe vazhdoi kështu për ekipin e Hykës, deri në minutat e fundit, ku ishte Jan për Bnei Yehuda që barazoi shifrat.

Në 30 minutat shtesë, ndeshja vijoi pa gola, ndërsa Hyka u zëvendësua në minutën e 106-të.

Pa gola vijoi deri tek penalltitë, ku nga “ruleta e 11-metërshave”, Bnei Yehuda i shënoi të pesta, ndërsa Maccabi Netanya gaboi penalltinë e pestë, duke humbur kështu Kupën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco