Statistikat/ Mbyllet në barazim pjesa e parë në finalen e Kupës së Italisë

Statistikat/ Mbyllet në barazim pjesa e parë në finalen e Kupës së Italisë

21:31, 15/05/2019

Ka përfunduar pa gola pjesa e parë në finalen e Kupës së Italisë ndërmjet Atalantës dhe Lazios.

Ty dy skuadrat kanë pasur rastet e tyre për shënim por Atalanta ka rrezikuar më shumë portën e mbrojtur nga Strakosha.

Vlen të theksojmë që në minutën e 26’ Atalanta kishte mundësinë e artë për të shënuar duke shkaktuar panik në portën e Thomas Strakoshës.

Pas një goditje dënimi, topi mbetet te Gjimshiti në hyrje të zonës, që godet, por topi përplaset vetëm në shtyllën e Strakoshës. Më pas, në vazhdimin e aksionit, është De Run që godet, por topi ndalet nga një prej mbrojtësve.

Minutat e mbetura nuk prodhuan asgjë me dy skuadrat që shkojnë në dhomat e zhveshjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco