Perez heq dorë nga ‘Big-ët’, Reali javën e ardhshme transferon 21-vjeçarin e talentuar

Perez heq dorë nga ‘Big-ët’, Reali javën e ardhshme transferon 21-vjeçarin e talentuar

20:10, 15/05/2019

Javën e ardhshme, Real Madrid do të finalizojë blerjen e sulmuesit serb të Eintracht Frankfurt, Luka Jovic.

Bisedimet mes palëve janë mbyllur e tashmë pritet vetëm përfundimi i Bundesligës që sulmuesi i talentuar serb të bëhet zyrtarisht futbollist i “Los Blancos”.

Real Madrid pritet të arrijë marrëveshjen për 21-vjeçarin në ditët pasuese dhe shpreson ta zyrtarizojë serbin sa më shpejt të jetë e mundur, sipas "as.com". 

Klubi gjerman kërkon 60 milionë euro për lojtarin që ka shënuar 27 gola në 47 ndeshje të luajtura në këtë sezon.

Madrilenët besojnë se Jovic do të jetë një rival i denjë për Karim Benzema, i cili nuk ka pasur asnjë vështirësi të mbrojë vendin e tij si titullar në vitet e fundit. 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco