Aguero: Nuk kam thënë kurrë që Messi nuk e meriton 'Topin e Artë'

Aguero: Nuk kam thënë kurrë që Messi nuk e meriton 'Topin e Artë'

17:23, 15/05/2019

Sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero ka insistuar se ai kurrë nuk ka thënë se Leo Messi nuk e meriton të fitojë “Topin e Artë”.

Pasi ‘Qytetarët’ e mbrojtën me sukses titullin e Premier Ligës, argjentinasi tha se “Topi i Artë” është një çmim individual, që jepet për ata që janë ende pjesë e Champions Leagues.

“Nuk më pëlqen të flas dhe të qartësoj gjëra, por kur qarkullojnë fjalët që kurrë nuk i kam thënë, unë duhet të reagoj.

“Vetëm kështu është e qartë dhe gjithmonë e kam thënë këtë, për sa kohë që Messi vazhdon të luajë, ai e meriton Topin e Artë”, shkroi ai në Twitter.

Aguero pritet të ftohet nga Argjentina për Kupën e Amerikës që zhvillohet në muajin në vijim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco