Presidenti i La Ligas nuk përmbahet: Messi lojtari më i mirë i historisë!

Presidenti i La Ligas nuk përmbahet: Messi lojtari më i mirë i historisë!

17:01, 15/05/2019

La Liga festoi 90 vjetorin e themelimit të saj në stadiumin e Espanyol në një ngjarje që u ndan shumë shpërblime për njerëzit që kanë ndikuar në rritjet e futbollit spanjoll.

Lionel Messi ishte një nga fituesit e çmimit, por ai nuk mori pjesë në gala, ndërsa Javier Tebas nuk kurseu elozhet për argjentinasin i cili sipas tij është lojtari më i mirë në historinë e La Ligas.

“Ai ka qenë pak i prekur nga ato çfarë kanë ndodhur ditëve të fundit, prandaj nuk është i pranishëm”, tha fillimisht presidenti i La Liga-s.

“Ai është lojtari më i mirë në historinë e La Ligas [Santander] dhe meriton një homazh të përjetshëm”, vijoi ai.

“Kurrë nuk do të ketë më një lojtar si ai”, përfundoi Tebas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco