Gabimisht Barça prezanton transfertën e bujshme, super sulmuesi merr numrin ‘9’

Gabimisht Barça prezanton transfertën e bujshme, super sulmuesi merr numrin ‘9’

16:46, 15/05/2019

Barcelona ka hyrë në një fazë të re ku blerje të mëdha pritet të zbarkojnjë gjatë merkatos së verës në “Camp Nou”.

Mediat spanjolle kanë arritur të kapin pamje nga ueb-faqja zyrtare e Barcelonës ku Alexandre Lacazettes është bërë pjesë e skuadrës katalanase.

Mungon vetëm fotoja e zyrtarizimit të 27-vjeçarit që kohët e fundit është përfolur për një largim nga Arsenali, shkruan SYRI.net.

Siç duket Barcelona po bëhet gati për të prezantuar sulmuesin francez, ndërsa IT që mirëmbajnë faqen mesa duket kanë gabuar duke zbuluar para kohe transfertën e bujshme.

Por përveçse Lacazette, Barcelona ka prezantuar gabimisht para kohe edhe numrin "9" që ai do të mbajë në fanellë, numër ky që aktualisht i takon Luis Suarezit.

Ende nuk dihet për fatin e uruguaianit por me shumë mundësi me mbërritjen e Lacazettes, Suarez së bashku me Coutinhon dhe disa lojtarë të tjerë do të dalë në shitje.

Kujtojmë që deri tani Barcelona ka zyrtarizuar transfertën e De Jongut, por Griezmann dhe De Ligt priten që të jenë përforcimet e radhës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco