‘Ronaldo meriton të fitojë Topin e Artë’, vjen deklarata e çmendur nga...

‘Ronaldo meriton të fitojë Topin e Artë’, vjen deklarata e çmendur nga...

21:24, 13/05/2019

Ish-mbrojtësi i Juventusit, Mehdi Benatia, thotë se Cristiano Ronaldo e meriton të fitojë “Topin e Artë”, pavarësisht eliminimit nga Champions League.

Cristiano Ronaldo? “Kam pasur mundësi të shoh paraqitjet e tij mes kampionatit dhe Ligës së Kampionëve, dhe sa shumë ka demonstruar se e meriton Topin e Artë”, ka deklaruar Benatia.

 “Duhet të presim për të parë se si përfundon Liga e Kampionëve, pa harruar edhe Messin, i cili po përjeton një sezon të çmendur, edhe pse eliminimi nga Liga e Kampionëve ka ulur shanset e tij për të fituar”, përfundoi ai.

CR7 po përmbyll me sukses sezonin e parë në Serie A te Juventusi, ku tashmë janë fituar titullin e kampionit, por janë eliminuar befasisht nga Evropë, duke u mundur nga Ajax.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco