FOTO/ Zbulohet formacioni për sezonin  e ri, ja Arsenali me transfertat e bujshme!

FOTO/ Zbulohet formacioni për sezonin e ri, ja Arsenali me transfertat e bujshme!

19:09, 13/05/2019

Arsenal përfundoi në vendin e pestë në këtë sezon të Premier Leagues.

“Topçinjtë” kanë ende shanse që të kualifikohen në Champions League, por duhet ta mposhtin Chelsean në finale e Europa Leagues e cila zhvillohet më 29 maj në Baku.

Emery do të ketë një buxhet të majmë për transferimet që do t’i bëjë gjatë merkatos së verës, pasi në janar e transferoi vetëm Denis Suarezin nga Barcelona në formë huazimi.

Në këtë verë, spanjolli po planifikon që të bëjë një revolucion në skuadrën e Arsenalit, pasi do t’i largojë disa lojtarë për t’i liruar vendin transferimeve të reja.

Formacioni i Arsenalit për sezonin e ri mund të duket kështu:

Bernd Lenno, Hector Bellerin, Samuel Umtiti (nga Barcelona), Laurent Koscielny, Sead Kolasinac, Lucas Torrerira, Dennis Praet (nga Sampdoria), Pierrer Emerick-Aubameyang, Mesut Ozil, Ryan Fraser (nga Bournemouth) dhe Alexandre Lacazette.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment