ZYRTARE/ Dënim i ashpër, klubi historik italian bie në Serie C

ZYRTARE/ Dënim i ashpër, klubi historik italian bie në Serie C

16:56, 13/05/2019

Tashmë është zyrtare.

Skuadra e Palermos është dënuar për shkak të parregullsive financiare dhe sezonin e ardhshëm do të luajë në Serie C.

Ky ishte vendimi i Gjykatës Federale Kombëtare (FIGC),  e cila ka hedhur poshtë çdo kontestim të Palemros dhe përfaqësuesve të saj.

Ky vendim është një goditje e madhe për skuadrën e Palermos, që kishte mbyllur sezonin në Serie B në vendin e tretë, dhe përmes Play Off kërkonte rikthimin në Serie A.

Shkak është bërë falsifikimi i dokumentave financiare, në periudhën 2014-2017 nga krerët e klubit siçilian duke nisur nga ish-presidenti Mauricio Zamparini.

Siç raporton “Il Gornale di Sicilia”,  klubi do të ketë 48 orë kohë të apelojë vendimin në Gjykatën e Apelit, e cila do të vendosë brenda 10 ditëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco