VIDEO/ 'Je një copë m**i', tifozat e Manchester shajnë dhe ofendojnë Pogban

VIDEO/ 'Je një copë m**i', tifozat e Manchester shajnë dhe ofendojnë Pogban

07:21, 13/05/2019

Manchester United është mposhtur 2-0 nga Cardiff që e kishte siguruar rënien nga kategoria dhe tifozëve nuk u ka pëlqyer aspak kjo gjë.

Tifozët janë irrituar me ekipin e tyre. Në shënjestrën e tyre ka qenë mesfushori, Paul Pogba, që ka zhgënjyer edhe në ndeshjen e fundit dhe duhet të dëgjonte ofendimet e fansave teksa po largohej drejt dhomave të zhveshjes.

Tifozët dëgjohen në videot më poshtë duke i thënë “you’re fucking shit” (je një copë m**i), si dhe i sugjerojnë Solskjaer ta largojë sa më shpejtë të jetë e mundur.

Kjo dëshirë mund t’iu bëhet realitet tifozëve, pasi ka kohë që raportohet se Zinedine Zidane e do në Real Madrid.

“Më pëlqen shumë Pogba, kjo nuk është diçka e re. E njoh personalisht, ai është lojtar ndryshe nga të tjerët, kontribuon shumë. Të paktën janë ata që kontribuojnë sikur Pogba. Ai e di si të sulmojë, si të mbrojë. E di çfarë të bëj në fushë”, kishte thënë Zidane, pak ditë pas rikthimit në Madrid.

26-vjeçari e mbylli sezonin me 16 gola dhe 11 asiste në 47 ndeshje, jo mjaftueshëm për të fituar zemrat e tifozëve. Ju ftojmë të shikoni videot.

Video 1

 

 

Video 2

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco