Lajmi i fundit

LIVE/ Afera 5D/ Policia nis arrestimet e protestuesve, ndërkombëtarët amnistojnë Veliajn - Flet Petrit Vasili

Premier League/ Ja kush janë fituesit e trofeve individualë

Premier League/ Ja kush janë fituesit e trofeve individualë

07:07, 13/05/2019

Është mbyllur gjithçka në Premierligë. Manchester City është kampion i Anglisë për sezonin 2018/19, që e përfundoi sezonin me 98 pikë, një më shumë se Liverpooli

Të gjitha ndeshjet e xhiros së fundit u zhvilluan të dielën në orën 16:00, dhe shërbyen shumë për Pierre-Emerick Aubameyangun dhe Sadio Manen, që shënuan nga dy gola dhe shkuan në kuotën e 22 finalizimeve në Premierligë, aq sa Mohamed Salah.

Kjo do të thotë se në sezonin 2018/19, “Këpuca e Artë” në Premierligë shkoi për tre futbollistë.

Në fund të sezonit u shpërblyen edhe Eden Hazard dhe portieri i Liverpoolit, Alisson.

Hazard u shpall mesfushori më i mirë në Premierligë, kurse Alisson, që e ka mbajtur portën e pa prekur në shumë ndeshje dhe e mbylli sezonin me më së paku gola, 22, u shpërblye me çmimin e portierit më të mirë të sezonit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco