Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Jurgen Bardhi i përlotur: Ne jemi legjenda, uroj që Tirana…

Jurgen Bardhi i përlotur: Ne jemi legjenda, uroj që Tirana…

22:35, 12/05/2019

Vetëm 20 vjeç dhe kampion me Partizanin. Sulmuesi Jurgen Bardhi është shfaqur i përlotur pas ndeshjes me Tiranën.

“Kjo është ndjenja më e papërshkrueshme, më e bukura për mua. U shpallëm kampion në derbi dhe pas 26 vitesh rikthyem titullin. Jam shumë i lumtur që u bëra pjesë e historisë së Partizanit. Jam vetëm 20 vjeç dhe pasi fitova titullin me të rinjtë, tashmë u shpalla kampion edhe me ekipin e parë. Ndihem i privilegjuar, pasi bëj pjesë te klubi legjendë i futbollit shqiptar. Këtë titull ia dedikoj familjes time dhe Zotit”, – ka thënë Bardhi për “Panorama Sport”.

I pyetur për Tiranën dhe rrezikun që i kanoset pas humbjes në derbi, sulmuesi që ka shënuar pesë gola këtë kampionat, deklaroi:

“Seriozisht më vjen keq për Tiranën, nuk ka kuptim kampionati pa derbin. Kanë një ekip shumë të mirë, por rezultatet nuk i kanë ecur. Unë shpresoj që mos bjerë nga Superiorja”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco