Gega në ‘Qiellin e shtatë’: Nuk më besohet që jemi kampionë! Tirana nuk është ekip armik

Gega në ‘Qiellin e shtatë’: Nuk më besohet që jemi kampionë! Tirana nuk është ekip armik

21:27, 12/05/2019

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega foli pas fitimit të titullit kampion.

Në një intervistë për mikrofonin e “Supersportit”, Gega ka falënderuar të gjithë njerëzit që e kanë mbështetur por kur përmend familjen ai përlotet.

“Ëndërr e kam pasur që në momentin që mora përsipër këtë rrugë të gjatë. S’kam qenë kurrë më krenar për këtë trofe. Ia dedikoj çdo njeriu që më ka mbështet, Demit, Ramës, çunave. Me mijëra emra që mund të falenderoj, por jam i lumtur për këtë arritje.

"Po të kisha kohë do ndaloja, por sot është festë. Dua t’i jap meritë gjithë ekipit dhe klubit, tifozëve, gazetarëve, por edhe trajnerëve që janë treguar fair-play. Kur kam ardhur ka pasur paragjykime, do i falenderoja. Nga e keqja dhe shpirti i thartuar, ndjej keqardhje për ta", tha fillimisht ai.

"Sot jemi kampionë, dhe falenderoj të gjithë që kanë besuar te unë dhe te ky klub. Nuk më besohet që jemi kampionë. Çdo minutë që kalon, do më pëlqejë më tepër për gjithë atë vuajtje dhe sakrificë, edhe për familjen që e kam pasur larg. (përlotet kur përmendet familja. Kam shumë miq dhe shokë që kanë ardhur. Meritë kanë ccunat, por Gaz Demi më dha kurajë në çdo moment të vështirë.

"Ekipi i parë që drejtoni në kampionat, dhe u shpallët kampion që në vitin e parë. Kjo është për rekord. Një plus i madh, ishte që të mos kesh ndërhyrje nga drejtuesit, presidenti, por edhe bashkëpunimi me stafin teknik. Falenderoj çdo njeri që ka dhënë mendimet e mira për mua. E kam pasur të vështirë deri sa kam hyrë në autobusin e Partizanit. 

Ky ekip për një vit, ka punuar me orë të tëra. Gjithsesi, një ekip ka një zot të parin, dhe Gaz Demi është përgjigjur për çdo gjë. Nuk ka qenë vështirësi për ta drejtuar këtë ekip. Nuk jemi takuar më shumë se 3 herë me Demin për të folur këtë vit. Nëse diçka nuk shkon mirë, e marr përsipër vetë, por bashkëpunimi ka qenë i ngushtë.

Me fitoren e sotme në derbi, rrëzuat edhe shumë paragjykime, se do i bënit nder Tiranës, qoftë edhe me 1 pikë. A do ju vinte keq për fitoren e sotme, nëse Tirana nuk ia del të mbijetojë? E dyta, nëse Tirana ju bën ofertë për të shkuar te Tirana sezonin tjetër, do shkonit?

"U munduam të qetësojmë ccunat. Jemi një vend i vogël, edhe unë njeri i këtij vendi jam, dhe paragjykojmë pa baza. Për Partizanin jam krenar që kemi fitu me meritë, kemi luftuar me paragjykimet. I kemi duruar paragjykimet, edhe ata që kanë parë profesionalizmin tonë. Mesazhi ynë ky ishte, të merrnim kampionatin. Çdo ditë njeriu duhet të punojë dhe të ballafaqohet me ccdo pengesë dhe paragjykim.

Çdo njeri, kundërshtar apo kategoritë e njerëzve që janë rreth Partizanit, nëse paragjykojnë për diccka që mund të jetë bërë para shumë vitesh, nuk do ishte diccka e mirë. Nëse jemi bashkë, dhe respektojmë kundërshtarin, ndjekim rregullat e klubit dhe të trajnerit, do ia dalim. Për pyetjen e dytë, shumë e thjeshtë, jam pjesë e Partizanit.

Jam rritur këtu. Kjo ishte ëndrra. Tirana dhe asnjë ekip nuk është armik. Jeta është e gjatë, unë do kontribuoja aty ku ndihem rehat. Tiranës i uroj suksese.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco