Valverde në dorën e Mesit, del në skenë emri i zëvendësuesit

Valverde në dorën e Mesit, del në skenë emri i zëvendësuesit

09:48, 11/05/2019

Ernesto Valverde e rinovoi kontratën në mesin e muajit shkurt, por pas eliminimit në “Anfield”, e ardhmja e tij nuk është më e sigurt. Nuk ka asgjë të qartë nëse do të vazhdojë apo do të shkarkohet. Drejtuesit e skuadrës katalanase janë duke bërë një reflektim për sa i përket situatës momentale me synimin për të projektuar të ardhmen.

Por kërkojnë se si ta ringrenë sërish ekipin pas atij eliminimi të turpshëm nga Champions-i, por mbi të gjitha po kërkojnë të kuptojnë nëse Valverde është i duhuri apo duhet të largohet. Çdo vendim që do të merret është i kuptueshëm, por e sigurt është që nuk do të bëhet asnjë lëvizje apo zyrtarizim përpara finales së Kupës së Mbretit. Barcelona do të luajë më 25 maj kundër Valencias. Humbja me goleadë kundër Liverpulit e la shumë të zhgënjyer vetë trajnerin. Ishte e dyta radhazi në dy vite (edhe kundër Romës).

Nuk është më i paprekshëm dhe duket se ishtrajneri i Atletikos së Bilbaos ka humbur mbështetjen në zyrat dhe në dhomat e zhveshjes. Në orët e fundit, askush nuk është shprehur për Valverden. Kontrata e tij përfundon sezonin e ardhshëm dhe ka opsion rinovimin edhe për një vit tjetër. Vendos Leo Mesi- Lionel Mesi nuk është thjesht një lojtar te Barcelona. Është kapiteni i skuadrës dhe fjala e tij ka shumë rëndësi edhe për të ardhmen e trajnerit. Deri tani ai ka qenë i pozicionuar pro Valverdes dhe e ka mbështetur gjithmonë. Në këto momente është e vështirë të deshifrohet mendimi i tij për vazhdimin apo largimin e trajnerit, por drejtuesit do të flasin edhe me Mesin për diçka të tillë. Nëse Leo pozicionohet pro trajnerit, atëherë Bartomeu do ta ketë shumë të vështirë ta shkarkojë pasi do të prishte ekuilibrat në skuadër dhe në dhomat e zhveshjes.

ALTERNATIVAT– Ernesto Valverde mund të qëndrojë edhe për një arsye të thjeshtë, sepse drejtuesit katalanas mendojnë se në treg nuk ka trajnerë të mëdhenj dhe që mund të nisin një projekt fitues te Barcelona. Përveç Erik Ten Hagut, emri i të cilit qarkullon prej disa kohësh, ka dalë në skenë edhe Ronald Kuman. Duket shumë i vështirë sepse prej pak kohësh ka marrë drejtimin e kombëtares së Holandës me misionin dhe synimin për ta ringritur në majat e futbollit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco