‘Ky Partizan është ai që ndërtuam sezonin e shkuar’, Moxhi lë mënjanë modestinë: Duhet të vija unë për titullin

‘Ky Partizan është ai që ndërtuam sezonin e shkuar’, Moxhi lë mënjanë modestinë: Duhet të vija unë për titullin

09:44, 11/05/2019

Një vit pasi Luçiano Moxhi u largua nga Shqipëria, Partizani fitoi titullin kampion. A ishte lehtësim për të kuqtë mungesa e tij, apo ish-drejtori italian ndërtoi bazat dhe më pas erdhi titulli i shumëpritur? Moxhi pa dyshim zgjedh versionin e dytë.

“Bazat e Partizanit kampion u hodhën vitin e kaluar. Kam edhe unë meritë në atë që po korr Partizani tani. Shpresoj të më bëjnë një ftesë dhe të vij në festën e titullit”, thotë ai ekskluzivisht për “Panorama Sport”. Ish-drejtori i Juventusit pranon se ka bërë edhe gabime dhe se kampionati shqiptar nuk ishte ashtu siç e kishte parashikuar ai. “Po, disa gjëra më dolën jashtë parashikimit, nuk kam pse ta fsheh”, thotë ai në intervistën e dhënë për gazetën.

A e keni ndjekur Partizanin këtë vit?

Po, sigurisht që po. I kam ndjekur rezultatet e tyre me shumë vëmendje gjithë sezonin.

Mund të shpallen kampionë që këtë javë…

Po, e di. Më vjen mirë. Është Partizani që kam ndërtuar unë sezonin e kaluar

A jeni i bindur që është ai Partizan?

Sigurisht. Baza e lojtarëve janë ata që kishim vitin e kaluar. Patëm probleme, por ishte normale. Ky Partizan është ai që ndërtuam sezonin e shkuar dhe tani po merr frytet e një pune të bërë me kujdes.

A keni ndonjë peng apo ndonjë keqardhje nga koha kur ishit drejtor i Partizanit?

Jo, asnjë peng. U përpoqa të bëja punën time mirë dhe mendoj se ndërtuam një ekip me të ardhme. Koha e vërtetoi këtë, sepse tani ata janë praktikisht kampionë. Madje, duhej të vija unë që ata pas 26 vitesh të fitonin titullin… (qesh). Panorama Sport

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Daj Jaku11/05/2019 13:01

Meqë shkërdheu futbollin italian, ky mafjoz burgaxhi erdhi në Shqipëri për të gjetur "kolegët" e tij të profesionit që qeverisin vendin dhe sportin.

Shto koment

Denonco