FOTO/ Fabio Capello zgjedh formacionin më të mirë me lojtarët që ka drejtuar

FOTO/ Fabio Capello zgjedh formacionin më të mirë me lojtarët që ka drejtuar

23:24, 10/05/2019

Fabio Capello është një nga trajnerët më të respektuar në historinë e futbollit dhe formacioni më i mirë i tij është plot me lojtarë të klasit botëror.

72-vjeçari ka trajnuar ekipe të mëdha si AC Milan, Real Madrid, Juventus dhe Roma, si dhe ekipet kombëtare angleze dhe ruse, ndërsa përvoja e tij më e fundit ishte Jiangsu Suning në Kinë.

Capello ka qenë trajner në 846 ndeshje dhe ka stërvitur shumë futbollistë të shquar, por “Corriere dello Sport” i dha detyrë të vështirë trajnerit italian për të zgjedhur formacionin më të mirë të lojtarëve që ai ka stërvitur.

Në portë, ai vendosi për ish-lojtarin e Juventusit Gianluigi Buffon.

Katër mbrojtësit që ai përzgjodhi përfshinë Cafu, Franco Baresin, Paolo Maldinin dhe Roberto Carlos.

Capello ka punuar me Cafu dhe Roberto Carlos te Roma dhe Real Madridi respektivisht, ndërsa me Baresin dhe Maldinin në Milano.

Capello zgjodhi treshen e mesfushës me Fernando Redondo, Ruud Gullit dhe Dejan Savicevic, me italianin që kishte stërvitur Gullit dhe Savicevic gjatë kohës së tij në Milano, ndërsa Redondo ishte pjesë e edicionit të tij të parë me Realin.

Vija përpara filloi me ish-sulmuesin e Milanit, Marco Van Basten, i shoqëruar nga dy ish-lojtarët e Realit, Ronaldo Nazario dhe Raul Gonzalez.

Capello zgjodhi si zëvendësues legjendën e Romës, Francesco Totti. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco