Edhe FIFA pezullon menaxherin e njohur Mino Raiola

Edhe FIFA pezullon menaxherin e njohur Mino Raiola

23:11, 10/05/2019

Liga Italiane e Futbollit vendosi të dënojë për 3 muaj super agjentin e futbollit, Carmine (Mino) Raiola dhe dy muaj kushëririn e tij Vincenzo Raiola, ndërsa FIFA vendosi të ndërkombëtarizojë këtë dënim.

Nëpërmjet një njoftimi mbrëmjen e sotme, qeveria e futbollit botëror lajmëroi se pezullimi i dy agjentëve të ketë edhe efekt ndërkombëtar, pra të jenë të dënuar edhe ndërkombëtarisht, jo vetëm në Itali.

Ky është një lajm mjaft i keq për Raiolën, i cili është menaxher i shumë futbollistëve të njohur, mes të cilëve Zlatan Ibrahimoviç, Mario Balotelli, Paul Pogba, Lorenzo Insigne, etj.

Nëpërmjet këtyre dënimeve, Mino Raiola dhe kushëriri i tij humbin të drejtën për të negociuar marrëveshje, gjatë muajve më të nxehtë të merkatos së verës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco