Interi kërkon këtë futbollist nga Chelsea

Interi kërkon këtë futbollist nga Chelsea

22:21, 10/05/2019

Mbrojtësi Emerson Palmeiri u largua nga Roma verën e 2017-ës, për t’iu bashkuar Chelseat, por aventura londineze e brazilianit, nuk ka shkuar aspak mirë, sepse me largimin e Contes, është aktivizuar me pikatore nga Maurizio Sarri.

Pikërisht për këtë arsye, mbrojtësi po mendon largimin, ndërsa në gjurmët e tij ndodhet Interi, që ka kërkuar edhe informacione pranë klubit londinez në lidhje me vlerën e kartonit të tij.

Emerson ka spikatur te Roma, kur trajner ishte Spalletti, ndërsa në Londër shkoi me kërkesën e Contes, ndaj kushdo që të jetë trajneri i ardhshëm i Interit, braziliani do të ishte një zgjidhje e preferuar e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco