FOTO/ David Luiz merr vendimin një ditë pas kualifikimit në finalen e Europa League

FOTO/ David Luiz merr vendimin një ditë pas kualifikimit në finalen e Europa League

20:54, 10/05/2019

David Luiz ka vazhduar kontratën me Chelsean, që do ta mbajë atë në “Stamford Bridge” deri në vitin 2021.

Braziliani ka zhvilluar një sezon fantastik me “Blutë”, duke bërë 48 paraqitje në të gjitha kompeticionet dhe ka shënuar edhe 3 gola, teksa ndihmoi Chelsean për t’u rikthyer në Champions League.

I lumtur me rinovimin e kontratës, Luiz u shpreh: “Jam shumë i lumtur që gjendem këtu dhe që do të qëndroj. E dua këtë klub dhe kam ende ambicie sikur të jem lojtar i ri”.

Image

Ai më pas foli edhe për kualifikimin në finale të Europa League, ku do të përballen me Arsenalin.

“Do të thotë shumë kualifikimi në finale të Europa League. Do të vazhdoj të jap më të mirën për ta ndihmuar ekipin”, tha David Luiz.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco