Dështimi në Champions, Barça gati transfertën e madhe në sulm. Nisin negociatat me...

Dështimi në Champions, Barça gati transfertën e madhe në sulm. Nisin negociatat me...

10:35, 10/05/2019

Pas eliminimit shokues nga Champions League, drejtues të Barcelonës po medojnë për të përforcuar skuadrën gjatë merkatos së verës.

Kështu sipas mediave spanjolle, katalanët kanë vendosur të paguajnë klauzolën prej 120 milionë eurosh, për të prishur kontratën e Antoinne Griezmann me Atleticon e Madridit.

Ylli francez ishte shumë pranë kalimit te Barcelona edhe verën e kaluar, por atëherë gjithçka dështoi për arsye që nuk u bënë kurrë publike.

Për ta çuar përpara këtë marrëveshje, ka menduar Eric Abidal, tani në rolin e drejtuesit te Barcelona, i cili ka arritur të bindë Griezmannin dhe menaxherët e tij, për t’u transferuar në Katalunjë.

Megjithatë tashmë drejtuesit e Barcelonës duket se janë bindur për transferimin e francezit, i cili mund të kompletojë treshen sulmuese me Messin dhe Suarez.

Në krahun tjetër po mendohet shitja e Philippe Coutinhos i cili zhvilloi një sezon të dështuar në “Camp Nou”.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco