Ndeshje e fundit në ‘Stamford Bridge’? Hazard huton të gjithë me përgjigjen e tij!

Ndeshje e fundit në ‘Stamford Bridge’? Hazard huton të gjithë me përgjigjen e tij!

09:52, 10/05/2019

Vetëm pas ekzekutimit të penalltive, Chelsea arriti të sigurojë finalen në Europa League.

Pas ndeshjes kapiteni i londinezëve, Eden Hazard foli për “BT Sport”, duke u ndalur te fitorja, por mbi të gjitha tek finalja në kompeticionin e dytë më të rëndësishëm europian.

"E donim patjetër finalen, edhe pse ishte shumë e vështirë, sepse Frankfurti luajti shumë mirë. Luajtëm mirë në pjesën e parë, por si gjithnjë në këtë sezon pësuam gol sapo nisi pjesa e dytë. Në fund ishte një lotari dhe treguam karakter te penalltitë. Unë marr gjithnjë përgjegjësinë time kur është e nevojshme. Nuk ka mbaruar, kemi edhe një ndeshje ndaj Arsenalit dhe do duhet të luajmë me cilësi. Jemi të lumtur dhe do të shkojmë në Baku për ta fituar trofeun”, tha fillimisht ai.

Ndërsa kur u pyet për të ardhmen belgu ngre shumë pikëpyetje, pasi përballja ndaj Eintracht Frankfurtit mund të jetë paraqitja e tij e fundit në “Stamford Bridge”.

 "Nuk po e mendoj fare këtë gjë për momentin, dua vetëm të fitoj diçka më këtë klub dhe këtë ekip. Nëse është ndeshja ime e fundit, do jap maksimumin për të fituar trofe. Në mendjen time nuk e di ende a ishte ndeshja e fundit në Stamford Bridge", përfundoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco