Pochettino i vë të gjithë në lëvizje

Pochettino i vë të gjithë në lëvizje

20:10, 09/05/2019

Vetëm disa orë pasi u përlot për kualifikimin historik të Tottenhamit në finalen e Ligës së Kampionëve, Mauricio Pochettino u ka “ngrirë buzëqeshjen” tifozëve dhe drejtuesve të skuadrës londineze.

Kjo pasi argjentinasi u pyet mbi një largim të mundshëm në fund të sezonit, nëse ia del të fitojë Championsin me Tottenhamin, por përgjigja e tij ishte e qartë: “Mund të largohem, edhe nëse e fitoj Championsin”.

Kështu pas 5 vitesh në stolin e Tottenhamit, duket se Pochettino ka dhënë sinjalet e një lamtumire të mundshme në fund të sezonit, ndërsa deklarata e tij ka vënë në lëvizje adhuruesit e shumtë nëpër Europë.

Juventus, Milan, Paris Saint Germain, Bayern Munchen dhe Barcelona janë disa nga skuadrat që ndjekin me vëmendje zhvillimet mbi teknikun argjentinas dhe janë gati të bëjnë ofertën zyrtare, nëse ky i fundit vendos divorcin me Tottenhamin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco