Leonardo zbulon se a do të jetë Di Francesco trajneri i ardhshëm i Milanit

Leonardo zbulon se a do të jetë Di Francesco trajneri i ardhshëm i Milanit

19:22, 09/05/2019

Në orët e fundit, mediat italiane kanë bërë me dije se pasuesi i Genaro Gattusos në stolin e Milanit, me shumë mundësi do të jetë Eusebio Di Francesco.

Por, për të përgënjeshtruar këto zëra që lidhin ish-teknikun e Romës me klubin kuqezi, ka menduar drejtori i përgjithshëm i zonës tekniko-sportive te Milani, braziliani Leonardo.

I ndodhur në Milanello, në një intervistë të shkurtër për gazetarët e pranishëm në qendrën stërvitore të kuqezinjve, Leonardo ka deklaruar se as nuk e ka telefonuar dhe as nuk e ka takuar Di Francescon për t’i ofruar stolin e Milanit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco