Skandal/ Kapet në kufi trajneri serb me 2 kg heroinë

Skandal/ Kapet në kufi trajneri serb me 2 kg heroinë

19:02, 09/05/2019

Një trajner serb 27-vjeçar, i cili po udhëtonte drejt Zvicrës nga Austria, është arrestuar, siç thotë Drejtoria Federale e Doganave në Zvicër përmes një deklarate të lëshuar këtë të enjte.

Në pikën e kontrollit në Diepoldsau, trajneri u ndalua dhe u kontrollua nga stafi i ndihmës.

Ndërsa e skanonin, ata vunë re se ai kishte fshehur disa paketa nën rrobat e tij.

Një ekzaminim i afërt zbuloi se ai kishte mbështjellë rreth trupit rreth dy kilogram heroinë, me të cilën po hynte në Zvicër.

I riu dhe droga e konfiskuar iu dorëzuan policisë kantonale të Shën Gallenit.

Në bashkëpunim me zyrën e prokurorit publik të kantonit të Shën Gallenit, do të nisë një proces penal ndaj të arrestuarit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco