‘Ajaxi ia dhuroi vetë finalen Tottenhamit’

‘Ajaxi ia dhuroi vetë finalen Tottenhamit’

18:23, 09/05/2019

Louis Van Gaal ka kritikuar skuadrën e Ajaxit për atë eliminim tragjik nga Champions League.

Ish-trajneri që e shpalli Ajaxin kampion të Europës në vitin 1995, tashmë në rolin e analistit, mbeti i tronditur nga ajo që pa dje dhe nuk e fshehu zhgënjimin e tij.

"Është e tmerrshme. Tottenhami meriton admirim maksimal për kurajon që tregoi dhe për faktin që besoi deri në fund, por Ajaxi gaboi totalisht, e dhuroi finalen. Kjo humbje është e pabesueshme, e pafalshme. Në pushim të ndeshjes Ajax kryesonte 2-0 dhe ishte avantazh mëse i merituar.

Në pjesën e dytë Tottenhami rrezikoi gjithnjë e më shumë dhe hodhi në fushë gjithë sulmuesit që kishte. Aty gaboi Ajaxi, sepse bëri zgjedhjet e gabuara në zotërimin e topit në atë fazë", tha tekniku holandez.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco