Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

Ishte heroi i kualifikimit në finale, Liverpooli gati të shpërblejë Origin

Ishte heroi i kualifikimit në finale, Liverpooli gati të shpërblejë Origin

17:44, 09/05/2019

Divock Origi po fiton javë pas jave një rinovim kontrate me Liverpoolin, që disa javë më parë nuk e imagjinonte dot askush.

24-vjeçari belg nuk ka zhvilluar një sezon të mirë, por me ndikimin që pati në golin e tretë, atë të fitores në transfertën ndaj Newcastle, dhe mbi të gjitha me dy golat që realizoi në triumfin historik me shifrat 4-0 ndaj Barcelonës në gjysmëfinalen e kthimit në Champions, Origi është shndërruar në një lojtar të rëndësishëm.

Në mungesë të Salah dhe Firminos mori për dore skuadrën duke e udhëhequr drejt finales së Championsit.

Nëse para një muaji shihej si i larguar nga “The Reds”, tashmë drejtuesit e Liverpoolit kanë nisur bisedimet me sulmuesin 24-vjeçar për të rinovuar kontratën që i skadon në verën e vitit 2020.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco