Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

E frikshme/ Lëkundjet e ‘San Siro’-s tmerrojnë tifozët. Ka rrezik

E frikshme/ Lëkundjet e ‘San Siro’-s tmerrojnë tifozët. Ka rrezik

16:32, 09/05/2019

“San Siro” shfaq sërish shenja rreziku. Pas rastit të parë në ndeshjen Inter-Atalanta, ku në stadium ishin vënë re që impianti lëkundej, i njëjti fenomen është vënë re sërish edhe në takimin Inter-Juventus.

Madje, këtë herë kanë rënë edhe disa copëza të vogla nga kolonat mbajtëse në unazën e dytë, që përkon me sektorin e ultrasve zikaltër.

Dy klubet e Milanos për rastin e parë bënë verifikimet e tyre dhe në fund dolën në konkluzionin se “San Siro” është i sigurt, por përsëritja e të njëjtit rast ngre sërish pikëpyetje rreth sigurisë së stadiumit, gjë që ka ngjallur frikë edhe te tifozët.

Milani dhe Interi po përgatiten për një impiant të ri, por që projekti të vihet në zbatim do të nevojitet kohë.

Të ndodhur përpara situatave të tilla nevojitet që planet e së ardhmes të përshpejtohen.

Autoritetet përgjegjëse të Milanos kanë vënë në dijeni klubet për rastin e përsëritur.

Lëkundjet për disa prej tifozëve janë diçka që kurrë më përpara nuk e kishin venë re.

Tashmë duhet kuptuar nëse dhe koncertet që organizohen gjatë verës influencojnë në lëkundje, një miks mes muzikës së lartë dhe numrit të madh të spektatorëve.

Një grup ekspertësh do të analizojë lëkundjen e fundit nga ky pritet të krijohet një ide edhe më e qartë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco