Leverkusen e nis shpejt merkaton, zyrtarizon transfertën e 25-vjeçarit

Leverkusen e nis shpejt merkaton, zyrtarizon transfertën e 25-vjeçarit

15:46, 09/05/2019

Goditje në mesfushë për Bayer Leverkusen.

Aspirinat të cilët po kalojnë një moment fantastik forme në Bundesligë dhe janë në lojë për një vend në Champions League, kanë zyrtarizuar afrimin e mesfushorit me origjinë turke Kerem Demirbay.

Blerja e kartonit të 25-vjeçarit nga Hoffenheim i ka kushtuar Leverkusenit plot 28 milionë euro, ndërkohë që Demirbay ka firmosur me klubin nga BayArena për 5 vitet e ardhshme.

Demirbay i cili numëron edhe 2 paraqitje dhe 1 gol të realizuar me përfaqësuesen gjermane në këtë sezon ka realizuar 4 gola me fanellën e Hoffenheim në Bundesliga.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco