E ëma e Ronaldos bën gafën e tmerrshme për Juventusin, tifozët tallen keq!

E ëma e Ronaldos bën gafën e tmerrshme për Juventusin, tifozët tallen keq!

14:01, 07/05/2019

Mamaja e Cristiano Ronalos ka bërë një gafë të pabesueshme.

Gruaja që ka sjellë në jetë një prej futbollistëve më të mirë të të gjitha kohërave nuk ka informacionin e duhur për skuadrën e Juventusit, shkruan tabloidi britanik “The SUN”.

Në një postim të fundit në rrjetet sociale ajo shkruan: “Krenare për djalin tim, ktheu titullin tek Juventusi pas 20 vitesh. E pabesueshme!”

Juventusi ka fituar titullin e 8-të radhazi në Serie A, ndërsa pas këtij gabimi trashanik, reagimet dhe të qeshurat kanë qenë të shumta, madje shumë prej personave që kanë reaguar kanë shfaqur pakënaqësi.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco