Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Teoria e pabesueshme! Man United kualifikohet në Champions duke u renditur i 5-ti

Teoria e pabesueshme! Man United kualifikohet në Champions duke u renditur i 5-ti

13:40, 07/05/2019

Manchester United është duke mbyllur një sezon të dështuar.

“Djajtë e Kuq” fillimisht u eliminua prej Barcelonës nga Champions League, ndërsa në Premier League nuk ka arritur që të renditen në 4 vendet e para që do t’i siguronin skuadrës së Solskjaerit pjesëmarrjen sezonin e ardhshëm në kompeticionin më të rëndësishëm europian.

A mund të kualifikohet Manchester United në Ligën e Kampionëve duke përfunduar në vendin e pestë?

Kjo është mundësia e vetme, pasi Manchester City është duke u hetuar nga UEFA për të ardhura të dyshimta dhe shkelje të rregullit financiar.

Tabloidi britanik “The SUN”, shkruan se në rast se Manchester City shpallet fajtore atëherë do të pezullohet nga Champions League, ndërsa vendi bosh do të plotësohet me skuadrën që renditet e 5-ta në Premier League.

Chelsea tashmë e ka siguruar pjesëmarrjen në Champions League, ndërsa Arsenal do të shpresojë të futet në kompeticion duke e fituar trofeun e Europa Leagues.

Dënimi gati i pabesueshëm i skuadrës së Guardiolës mund të kualifikojë Manchester United sezonin e ardhshëm në Champions.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco