Mourinho zbulon taktikën: Ja si eliminohet Barça, di ‘sekretin’ për të ndalur Messin

Mourinho zbulon taktikën: Ja si eliminohet Barça, di ‘sekretin’ për të ndalur Messin

13:18, 07/05/2019

Jose Mourinho ka zbuluar disa detaje taktike që përdori për të mposhtur Barcelonën në gjysmëfinalen e vitit 2010 në Champions League.

Ish-tekniku i Interit fitoi 3-1 në “San Siro” ndërsa golat u shënuan nga Maicon, Wesley Sneijder dhe Diego Milito.

Por si e arriti këtë sukses, Mourinho e ka treguar në një video për “The Coaches’ Voice”.

"Special One" i organizoi lojtarët e tij në formë të diamantit në mesfushë për mos i lënë hapësirë Barcelonës. Mesfushorët e tij qendrorë ishin vazhdimisht në komunikim me mbrojtësin e krahut të majtë, në mënyrë që ta ndalin Lionel Messin. Mourinho me taktikat e tij e mbajti Messin të heshtur duke e “burgosur” atë mes lojtarëve zikaltër.

Trajneri portugez thuri elozhe për Thiago Mottan dhe Esteban Cambiasson të cilët sipas tij ishin shumë të fortë fizikisht dhe arritën të ndalnin argjentinasin.

Pastaj, Mourinho tregoi mënyrën si arriti që skuadra e tij të ndëshkonte Barcelonën, gabimet e së cilëve i shfrytëzonte me kundërsulme.

I shpejti Eto’o ishte gjithashtu po aq i rëndësishëm për fazën e sulmit, bashkë me Pandevin dhe Sneijderin. Këta dy të fundit përfshihet në aksionet e sulmit, duke ardhur nga faza e mbrojtjes.

Në fund, Interi e arriti finalen e atij sezonit të Ligës së Kampionëve, pasi fitoi me rezultat të përgjithshëm 3-2 kundër Barcelonës. Në finale, zikaltrit e mposhtën Bayern Munichun dhe u bënë kampionë të Europës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco